Sot Drejtoresha e Drejtorisë së doganës Sllavica Kutirov dhe zëvendësdrejtori Muarem Asani morën pjesë në ceremoninë e shënimit të 18 vjetorit të krijimit të Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë. Mysafirë në këtë ngjarje ishin presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, kryeministri i Qeverisë Dimitar Kovaçevski, si dhe përfaqësues të shumë ministrive, institucione shtetërore dhe komuniteti i biznesit.
Në manifestimin solemn, në shenjë të mbështetjes shumëvjeçare dhe bashkëpunimit të ngushtë, kryetari i Unionit të Odave Ekonomike të Maqedonisë, Trajan Angeloski, Drejtorisë së doganës i ndau mirënjohje për bashkëpunim të suksesshëm.
Drejtoria e doganës dërgon urime të përzemërta anëtarëve të Unionit të Odave Ekonomike dhe u dëshiron sukses në të gjitha projektet aktuale dhe të ardhshme. Dhe në të ardhmen do të vazhdojmë të kontribuojmë bashkërisht, me përkushtim në avancimin e këtij modeli të bashkëpunimit institucional dhe me mbështetje reciproke në të gjitha sferat e veprimit komunitar.








